Ad imageAd image

Berisha thirrje shqiptarëve: Të flakim sa më parë Edi Ramën!

2 min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën më të fundit të Gjykatës Kushtetues, ku tashmë ajo ka rënë.

Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se vendi ynë ndodhet në ditët më të zeza, pasi kryeministri Edi Rama i ka kapur të gjithë institucionet.

Ish-kryeministri thotë se Rama po përdor procesin e Vettingut, jo për të reformuar pushtetin gjyqësor, por për të eliminuar institucionet Kushtetuese.

- reklamë -
Ad imageAd image

Reagimi i Berishës:

Asgjesimi i Gjykates Kushtetuese puç anti-kushtetues i Edvin Kristaq Rames dhe narkoshtetit te tij!

Te dashur miq, Shqiperia nga dita e djeshme nuk ka me Gjykate Kushtetuese, organi pergjegjes sipas Kushtetutes se vendit per garantimin e kesaj te fundit si dhe lirive dhe te drejtave te qytetareve shqiptare. Ky eshte nje puç i vertet antikushtetues, veper makabre kriminale e Edvin Kristaq Rames, i cili pasi u be kryegjykates dhe kryeprokuror i Shqiperise perdori vetingun per te rrezuar institucionin e fundit kushtetues qe nuk varej prej tij.

Sot ne Shqiperi, i gjithe pushteti ekzekutiv, gjyqesor dhe legjislativ, njelloj si ne ditet me te zeza te diktatures eshte ne duart e nje kryekrimineli qe nuk njeh norma, kufinj apo standarte per pushtetin e tij personal.

Perdorimi i vetingut, ne sy te mbare shqiptareve dhe botes, jo per te reformuar pushtetin gjyqesor pot per te eleminuar institucionet kushtetuese eshte nje akt makaber per vendosjen e plote te narkoshtetit ne Shqiperi.

Duke denuar me ashpersine me te madhe puçin antikushtetues te Edvin Kristaq Rame dhe klikes se tij, ftoj qytetaret te ngrihen ne lartesine e guximit te tyre dhe te flakim sa me pare kalbesiren e tij! sb

 

/55News.al/

Ndani këtë artikull