Ad imageAd image

Berisha: Tirana përmbytet e gjitha, Erion Betoni krihet në pushime luksi!

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ndërsa Tirana përmbytet nga paaftësia e tij. Berisha shkruan se Veliaj krihet në pushime luksi, e Tirana është braktisur.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dashur miq, këto pamje vijnë nga rrugët e Tiranës ditën e sotme, ku shihet qartë përmbytja totale e tyre, duke krijuar pamundësi në lëvizje për çdo qytetar – një kaos total që vetëm një qyteti europian të zhvilluar nuk i ngjan.

 

Ndërtime e vetëm ndërtime, sistem kanalizimesh i vjetër ose i ndërtuar sa për sy e faqe vetëm që kullat të ngrihen e paratë të pastrohen me shpejtësinë e erës – një babëzi çnjerëzore për përfitime; përfitime që po sjellin vetëm shkatërrim. Dhe pamjet e tregojnë vetë babëzinë e pushtetit të dyshes Rama-Veliaj.

 

Që prej qeverisjes së Ramës dhe Erion Betonit, Tirana nuk është më e njëjta. Trafiku, betoni, smogu, zhurma janë në nivele të pa para më parë. Për të mos mjaftuar këto, Tirana kthehet si Venecia (version i shëmtuar mesjetar) gjatë reshjeve të shiut, ku lëvizja, tërë aktiviteti njerëzor, bëhen të pamundura për shkak të përmbytjes së rrugëv

Ndani këtë artikull