Ad imageAd image

Berisha tregon pamjet: Kruja nën flakët e zjarrit, Qeveria vazhdon pushimet!

1 min lexim

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur zërin sot për situatën alarmante që kanë shkaktuar zjarret në Krujë, ndërkohë që asnjë reagim nuk ka nga qeveritarët.

“Kruja nën flakët e zjarrit, qeveria vazhdon pushimet – denoncon Berisha në Fb. – Këto pamje vijnë nga Kruja ku zjarri po drejtohet pranë banesave duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ndërkohë që zjarrfikëset nuk shihen gjëkundi dhe qeveria po shijon jetën luksoze pranë detit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Këta njerëz të papërgjegjshëm e të paaftë e kanë lënë vendin në mëshirë të fatit, duke detyruar qytetarët të vendosen përballë rrezikut me mjete rrethanore.

Kjo situatë alarmante e zjarreve ka qenë prezente prej 2 muajsh, por Edi Rama dhe ministrat e tij kanë qenë të zënë duke shijuar pushimet me paratë e popullit shqiptar,” nënvizon lideri i PD-së

Ndani këtë artikull