Ad imageAd image

Berisha: Turpi i historisë!

1 min lexim

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar fytyrat e deputetëve të PS-së, të cilët ngritën sot kartonin e kuq dhe votuan kundër njohjes së genocidit në Srebenicë të Bosnjë Hercegovinës.

“Turpi i historisë! – shkroi Berisha sipër fotos së marrë në parlament! – Votuan kundër rezolutës që dënon genocidin serb të Srebenicës”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dhe këtij momenti të kapur në foto, Berisha i ka bashkangjitur pamjet ngjethëse të boshnjakëve të masakruar nga forcat serbe.

Këtë nismë të ndërmarrë nga deputetët e PD, Berisha e argumentoi qartë para votimit se çfarë qëllimi kishte sidomos në situatat e tanishme ku gjendet Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe BE.

Ndani këtë artikull