Ad imageAd image

Berisha vizitë në ekspozitën për Blloshmin dhe Lekën: Krijimet e tyre diamante…

2 min lexim

 

Në 45-vjetorin e pushkatimit të poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, mori pjesë në ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së tyre.

Ekspozita është hapur tek Godina e ish – të përndjekurve përballe Parlamentit.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Në dalje nga vizita Kreu i PD Sali Berisha dha një deklaratë për mediet e pranishme.

 

“Nderim më të thellë për dy poetet e rinj, gjeni në krijimet e tyre letrare”. “Leka dhe Blloshmi kane lënë një trashgimi nga më të shkëlqyerat në letërsinë tonë, në poezinë tonë, si në rafshin artistik ashtu edhe në domedhenjen e kohës në të cilën janë shkruajtur”.

 

“Askush gjer sot nuk ka paraqitur Shqipërinë e diktaturës siç e ka bërë Vilson Blloshimi tek Saharaja tij. Apo kohën, Genc Leka në poezinë e tij”.

“Ato janë një tufë krijimesh jo voluminoze por jane diamante ne letrat tona”.

“Ata kanë brenda kurajën e jashtëzakonshme të dy të rinjëve që i thonë në ballë diktaturës se çfarë ishte ajo”.

“Dua të shpreh nderim për Bedri Blloshimin që pa punën e tij të madhe nuk do të njiheshim me këto vepra”.

“Këtë dy poetë u akuzuan se kishin sabotuar ekonominë bujqësore të fshatit dhe u ekzekutuan”.

“Dua të ftoj shqiptarët që të lexojnë poezitë e tyre, sepse ato janë poezitë, janë veprat në të cilën stigmatizohet me vërtetësinë dhe forcën më të madhe diktatura komuniste, me atë forcë që Migjeni ka stigmatizuar varfërinë e kohës”, tha Berisha.

Ndani këtë artikull