Ad imageAd image

Berisha: Vota për PS është plumbi

1 min lexim

 

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi para demokratëve të Durrësit platformën e tij për të marrë drejtimin e selisë blu, pasi më 22 maj mbahen zgjedhjet për kryetar të PD, deklaroi se vota për Partinë Socialistë është plumbi.

Berisha solli në vëmendje plagosjen me armë zjarri të ish-kreut të FRESHm Ardit Kërtusha një ditë më parë në qytetin bregdetar të Durrësit.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Më lejoni t’ju lexoj çfarë ndodh në partinë tjetër, sipas një aktivisti të kësaj partie. Thotë që: Dëgjova me vëmendje, nuk iu besova veshëve të mi për ato që tha kryetari për Edi Ramën, por pyeta, mora në telefon dhe i thash si qe ky problem?

Kryetarët do t’i caktonte komisioni zonal pa votë, në fakt ai nuk thoshte, por pas dy ditësh u prova se do i caktonte edhe plumbin jo në zarf, por edhe drejt tij, siç ndodhi me Kërtushën këtu. Kjo është vota që ka PS.”-deklaroi Berisha

Ndani këtë artikull