Ad imageAd image

Berisha: Zoton po e mbajnë peng, Rama dhe Brava të zhytur në aferë

2 min lexim

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, mbajti një fjalim me akuza të forta nga foltorja e Kuvendit. Ai tha se në aferën e shekullit, siç njihet ndryshe skandali i inceneratorëve, janë të përfshirë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Më tej ai tha se biznesmenët Klodian Zoti dhe Stela Gugallja janë mbajtur peng në Lushnje.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

“E dëgjuat maskaradën me komisionin hetimor për një nga vjedhjet më të mëdha? Pas 3 muajsh, zero hetim, sepse janë të zhytur. Është i zhytur si Edvin Droga, edhe Lulzim Brava.

 

Në këtë krah janë bërë 289 denoncime. Të gjitha mbeten në heshtje sepse Lulzim Brava, i implikuar në këtë aferë, lejoi që të publikohen njëherë apo dy here. Nuk ka aferë më flagrante se kjo

A e dini që e kanë mbajtur në Lushnje të fshehur kaçak Zoton deri para dy ditësh bashkë me Gugallën dhe i kërcënonte? Kjo aferë duhet të hetohet.

Brava është me dy kahë. Çfarë janë udhëtimet e tij me Zoton? Pse nuk lejonte denoncimet nga aktivistët e PD-së? Të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës.

Komisioni ishte një tallje, një përqeshje për shqiptarët. Tre muaj, asnjë hetim. Në hetim do dilte se Teri është vetëm hajduti i dobishëm,” tha Berisha

Ndani këtë artikull