Ad imageAd image

Beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake!

1 min lexim

Nga fjala e Lulzim Bashës në Krujë.

Beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake, por është betejë e çdo shqiptari! Kjo betejë është jetike për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme, Shqipërinë e standardeve europiane.

Ndaj opozita e Bashkuar e nisi këtë betejë me një akt sakrifice që ishte dorëzimi i mandateve, i privilegjeve dhe i karrigeve të pushtetit për t’u rreshtuar në krah të qytetarëve. Vendimi që morëm ktheu besimin tek njerëzit.

- reklamë -
Ad imageAd image

U rikthye besimi se opozita nuk është pjesë e teatrit të ndyrë politik, ku një grusht njeresish kanë kapur burimet, buxhetin, pasuritë e shtetit, në kurriz të shqiptarëve.

30 qershori, përtej refuzimit të Edi Ramës, ishte një kushtrim, një thirrje për ndryshim ekonomik dhe politik, për t’i dhënë fund varfërisë, papunësisë dhe emigracionit që po e zbraz vendin. Kjo kërkesë i drejtohet PD dhe opozitës së bashkuar. Vetëm ne kemi forcën, vullnetin, vizionin, dhe mbi të gjitha, kredon morale për të marrë përsipër ndryshimin e thellë që duan shqiptarët! 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull