Ad imageAd image

Bomba e gazetarit/ Investigimi i Bild nuk ka mbaruar, do të publikohen fakte të reja. Rama në tension

1 min lexim

Pas ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, edhe gazetari investigativ Basir Çollaku i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i akuzoi si autorë të artikullit në gazetën gjermane “Bild”.

Sipas Çollakut, investigimi i Bild nuk ka mbaruar dhe së shpejti do të publikohen të dhëna të reja.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u kundërpërgjigj duke e kërcënuar me gjyq.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Basir Pollakut i them: shihemi në gjyq”, tha Rama.

“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të ty që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, do të shprehej Rama në ‘Opinion’.

Ndani këtë artikull