Ad imageAd image

CDU/CSU: Asnjë politikan i përgjuar në blerje votash nuk është dënuar

1 min lexim

Në deklaratën zyrtare të CDU/CSU-së ku flitet për progres-raportin e prezantuar dje nga Johannes Hahn dhe Frederica Mogherini, është folur edhe për fenomenin e vjedhjes së votave në Shqipëri, të denoncuar publikisht nga Zëri i Amerikës.

Sipas CDU/CSU-së nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve të përgjuar në blerje votash.

 

Deklarata flet edhe për mungesën e Kodit të ri zgjedhor, i cili nuk është bërë dhe nuk është vendosur.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

‘Përveç kësaj, nuk është nisur asnjë procedurë ligjore ndaj politikanëve dhe kriminelëve të përgjuar në fillim të vitit për blerje të votave. Në fund të fundit, ligji i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm nuk është miratuar akoma. Në fund të fundit, Kodi i ri zgjedhor i kërkuar nga Ministrat e Jashtëm ende nuk është vendosur.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka nevojë për më shumë kohë për t’u përgatitur për negociatat e pranimit. Vendi duhet të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar kushtet për një vendim pozitiv të BE në shtator’, thuhet në deklaratën publike të nënkryetarit të CDU-së Dr. Johann David WEadephul.

Ndani këtë artikull