Ad imageAd image

Çështja e detit/Meta:Sjellja ime ka qenë dhe do të jetë vetëm kushtetuese, i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm me deklaratat

1 min lexim

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur nga Vlora edhe për çështjen e detit, për zgjerimin që kërkon të arrijë Greqia me 12 milje.

Meta tha se sjellja e tij do të jetë vetëm shtetërore dhe kushtetuese duke i ftuar të gjithë të jenë të kujdesshëm si me sjelljen ashtu dhe me deklaratat e tyre

- reklamë -
Ad imageAd image

“Për këtë çështje që ju ngritët mendoj se sjellja ime ka qenë dhe do të jetë gjithmonë vetëm shtetërore, vetëm kushtetuese dhe tërësisht e përgjegjshme dhe i ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre aq më tepër në publik në mënyrë që qoftë edhe padashje të mos bëjnë deklarata të cilat mund të përdoren nesër në dëm të Shqipërisë nga kushdo”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Ndani këtë artikull