Ad imageAd image

Çështja e refugjatëve/ Ironizon Manjani: Ashtu është siç thotë Ditmiri, Italia na shpëtoi ne..

1 min lexim

Ditën e djeshme qeveria shqiptare përmes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati ofroi mbështetjen e saj për të ndihmuar 20 nga refugjatët që kanë mbetur në anijen ‘’ Diciotti” mes ujërave të Italisë dhe vendit tonë.

Bushati e arsyetoi këtë si një kthim borxhi ndaj asaj që Italia bëri për vendin tonë në

kohën kur shqiptarët patën largimet masive nga vendi dhe u strehuan në shtetin fqinj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por, ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e qeverisë shqiptare, me arsyetimin se emigrantët nuk janë italianë që tu kthejmë reston.

Ja çfarë shkruan Manjani:

Për refugjatët.
————-
Ashtu është siç thotë Ditmiri:

“Italia na shpëtoi ne..” kur i zumë derën nga halli.

Çështja është që nuk po emigrojnë Italianë që neve tu kthejmë reston!!!

Pa dyshim që nuk jemi as Europa që nuk ndihet, por as qëndra e refugjatëve, të cilët nuk zgjedhin Shqipërinë si destinacion!

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull