Ad imageAd image

Çfarë mësohet te FRESSH? PS krijon një tjetër gjeneratë hajdutësh e banditësh

2 min lexim

Brezi i ri i Rilindjes i justifikon të gjitha parametrat që kërkojnë etërit e tyre që kanë zaptuar Partinë Socialiste.

Duke se të merresh me korrupsion dhe kriminalitet është kriter themelor për të qenë eksponent i rëndësishëm në forumin Rinor të Partisë Socialiste, FRESSH.

Dje është arrestuar në flagrancë Pandi Cunge, 23 vjeç banues në Ersekë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën e “Dibrës”, së ditës së djeshme, në afërsi të kryqëzimit të “Farmacisë Nr. 10”, u kap duke kaluar semaforin me të kuqe, dhe tentoi t’i jepte policit rrugor 20 mijë lekë të vjetra për të shmangur gjobën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dhe ky djalë nuk është as më pak dhe as më shumë sesa kryetar i FRESSH në Ersekë dhe i emëruar nga Rilindja si drejtor i Institutit te Shëndetit Publik, Kolonjë.

Në automjet kanë Cunge ka qenë bashkë me drejtorin e rëndësishëm të PS-së në Kolonjë, në mjet, në sediljen e pasagjerit ndodhej edhe një tjetër drejtues i lartë i Partisë Socialiste në këtë bashki, pikërisht drejtori i Ujësjellësit, Igli Radomi. Të dy drejtuesit e përfshirë në këtë akt korrupsioni janë emëruar dhe janë zgjedhje e deputetes Elisa Spiropali, e cila mban edhe detyrën e Koordinatores së bashkëqeverisjes me qytetarët.

Kujtojmë që muaj më parë, gjatë periudhës së fushatës, një qytetar denoncoi pranë ish-kryeministrit Sali Berisha rastin flagrant të kryetarit të FRESSH duke kërcënuar punonjësin e bashkisë me vendin e punës për mospjesëmarrjen në fushatë.

Ky 23 vjeçar është edhe drejtor i Shëndetit Publik në Kolonjë duke ja kaluar në testim mjekëve të njohur dhe të respektuar të zonës sepse kishte Spiropalin mbështetës për tu emëruar dhe ndarë paratë e pista të korrupsionit. Spiropali tregon kështu më së miri se e ka idhull “Skënderbeun” e saj, Kryeministrin Rama dhe e ndjek me devotshmëri hap pas hapi edhe në vese. /55news.al/

Ndani këtë artikull