Ad imageAd image

Çiltërsia e një fëmije/ ‘Të jesh grek, njësoj si të jesh shqiptar…’ letra e tij pushton mediat greke

1 min lexim

Asnjë nuk ka lindur racist, kjo mësohet nga të rriturit. I tillë është rasti i një djaloshi grek, i cili me çiltërsinë e një fëmije thyen çdo barrierë raciste në botë.

Një trajner i kërkoi lojtarëve të tij të shkruanin një raport mbi temën “Çfarë do të thotë të jesh grek” dhe reagimi i i njërit prej djemve u bë viral.

Ja përgjigjja e fëmijës:

- reklamë -
Ad imageAd image

“Të jesh grek është njësoj si ai shqiptari, siriani, amerikani, gjermani, turku. Grekët lindin me të njëjtën vlerë dhe vdesin me të. Nuk lind me ndonjë avantazh nga të huajit. Ai jeton në një vend si pjesa tjetër, vetëm me më shumë diell dhe det. Gjëja negative e këtij vendi është se ka grekë që besojnë se statusi i i tyre, i të qënit grek i bën atë superior ndaj të tjerëve. Ne të gjithë kemi lindur të barabartë, ashtu siç do  vdesim. Vlera që marrim vjen nga fakti nëse ajo që bëmë në jetën tonë ka ndikuar pozitivisht në jetën e të gjithë njerëzve në planet “.

Lajmi është publikuar nga mediat greke.

Ndani këtë artikull