Ad imageAd image

Data/ Pas Berlinit, Macron dhe Merkel mbledhin sërish krerët e Ballkanit në Paris

1 min lexim

Pas samitit të djeshëm në Berlin të organizuar nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emannuel Macron, pritet të mbahet një tjetër i ngjashëm në muajin korrik.

Mësohet se në samitin e djeshëm është dalë në përfundimin se do të mbahet një tjetër në të njëjtin format, më 1 korrik në Paris, ku do të jenë të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, fokusi i takimit të djeshëm ishte çështja Kosovë-Serbi. Pas përfundimit të samitit Presidenti Hashim Thaçi u shpreh: ‘Nuk mund të themi se ky takim ka pasur ndonjë rezultat konkret’.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nga Berlini, Thaçi dha edhe njëherë lajmin e keq që sërish liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka ndodhur.

Sakaq, organizatorët e takimit thanë se çdo zgjidhje e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të shmang tensionet dhe nuk mund të jetë në dëm të vendeve tjera të rajonit.

Ndani këtë artikull