Ad imageAd image

Debati me Metën, Vasili: I rri larg Ramës se ka rrjedhur

2 min lexim

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili teksa iu është bashkuar debatit në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe Edi Ramës, i bëri thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë larg kryeministrit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili ka kujtuar deklaratën e Ramës kur në krye të Presidencës u zgjodh Meta.

REAGIMI I VASILIT

Rrini larg nje te lajthituri si Edi Rama.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

(dje dhe sot per Meten dhe Nishanin).

Qe Edi Rama kur flet pervec se ben pis por edhe qelb ere tere mjedisin e logjikes kete e dine te gjithe. Padija dhe shkollepakesia e tij kuterbon. Por shume me te qarta jane fjalet se komentet.

Ky shpifurine logjike kryeminister ne maj te 2018 pra 7 muaj me pare lexoni çfare thoshte per Ilir Meten President: “Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.
Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq.

Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”. Ndersa po ky shpifurine logjike kryeminister qe i hoqi edhe portretin ja cfare thote sot per Bujar Nishanin:

“Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama. Rrijini larg ketij te marri qe s’di çflet, mos e afroni qe te mos vini ere edhe ju vete!

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull