Ad imageAd image

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë, Basha: Mbështesim vendimin

1 min lexim

Partia Demokratike, përmes kryetarit të saj, Lulzim Bashës, ka mbështetur vendimin e qeverisë shqiptare, për dëbimin e ambasadorit iranian dhe një punonjësi tjetër të kësaj ambasade në Shqipëri.

Reagimi i Bashës:

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, shpreh mbështetjen për shpalljen “non grata” dhe dëbimin e diplomatëve iranianë, me veprimtari në cenim të “statusit të diplomatit” dhe që vë në rrezik Sigurinë Kombëtare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Partia Demokratike kërkon prej strukturave shtetërore të Sigurisë Kombëtare, përkushtim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të sinqertë e pa zvarritje me aleatët strategjikë si e vetmja garanci për parandalimin dhe neutralizimin e aktiviteteve te tilla ne territorin e RSH.

Lufta kundër terrorizmit si formë e krimit të organizuar ndërkombëtar, kompromentohet kur ngjashëm nuk zhvillohet luftë pa kompromise ndaj krimit të organizuar brenda vendit.

Çdo bashkëjetesë shtetërore me krimin e organizuar është kompromentim i luftës ndaj terrorizmit.

Ndani këtë artikull