Ad imageAd image

Dekanati i Filologjisë, me studentët: Të rishikohet Ligji i Arsimit të Lartë

1 min lexim

Dekanati i Fakultetit të Histori – Filologjisë i është bashkuar sot protestës së studentëve. Në një deklaratë, të publikuar në rrjetet sociale që mban firmën e Dekanit, Prof. Dr. Sabri Laçi, thuhet:

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-së deklaron se pedagogët:

Rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre.

Janë kundër çdolloj ndërhyrje dhe presioni që synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve.

Kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorët politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë.

Propozojnë ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH.

Rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSh.

I sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim.

Ndani këtë artikull