Ad imageAd image

Deklarata e Metës/ Rama: Të mblidhemi në një tryezë me karta të hapura

1 min lexim

Pas deklaratave të presidentit Ilir Meta se ka paraqitur një platformë me 14 pika, për situatën politike, ka reaguar dhe Edi Rama.

Ky i fundit thotë që të lemë apelet dhe të ulen në një tryezë urgjente me karta të hapura.

Reagimi i Edi Ramës:

- reklamë -
Ad imageAd image

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore!

Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë ‘e ka kush e ka’ dezhurnin.

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull