Ad imageAd image

Dekretimi i Metës i anëtarit të gjashtë të Kushtetueses/ Reagon Komisioneri Varhelyi: Kjo plotëson listën e kushteve për…

1 min lexim

 

Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi e konsideron lajm të shkëlqyer emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

European Commissioner-designate in charge of neighborhood and enlargement policy Oliver Varhelyi
“Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare”, shkruan ai në Twitter.

- reklamë -
Ad imageAd image

Reagimi vjen ndërkohë që sot kreu i shtetit dekretoi Përparim Kalon si anëtar të gjashtë të kësaj gjykate, e cila bëhet funksionale, ndërsa pritet të miratohet shumë shpejt edhe anëtari i shtatë, i cili ka kaluar procedurat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ndani këtë artikull