Ad imageAd image

Del videoja/ Vuçiç dhe i dënuari për krime lufte, Sheshel, duke shtyrë një makinë

1 min lexim

Njihet tashmë e kaluara e Vuçiçit nën Millosheviçin, si njeri i tij, ish-ministër i Informacionit, apo thënë ndryshe i propagandës, në pushtetin e famëkeqit.

Por së fundi, është publikuar dhe një video e viteve të tij me një tjetër famëkeq, të dënuarin për krime lufte Vojisllav Sheshelj, njeriun që sot drejton Partinë Radikale Serbe, si një nacionalist i sëmurë e luftënxitës.

Shumë nga kundërshtarët e Vuçiçit ende dëshirojnë ta kujtojnë atë për marrëdhëniet e tij me një politikan të dënuar me 10 vjet për krime lufte vitin e kaluar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Është një video e vitit 1996, muaji shkurt, ku të dy, të ftuar në një tubim politik, bllokohen nga bora në rrugë e detyrohen të shtyjnë një Audi 100 me të cilin udhëtonin.

Ndani këtë artikull