Ad imageAd image

Denoncimi: ‘Rama ka urdhëruar vaksinimin e qytetarëve me vaksina të skaduara’

2 min lexim

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është informuar nga një mjek, se janë urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë të vazhdojnë vaksinimin e popullsisë me dozat e Pfizer, të cilat në fakt skadojnë në korrik. Denoncimi përforcohet edhe nga shkresa zyrtare që e shoqëron e datës 24 qershor 2022 si dhe nga skandenca që shkruhet realisht mbi shishkën e vaksinës.

Berisha e ka dënuar ashpër këtë urdhër dhe e ka cilësuar një “akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e njeriut” në thirrjen që iu ka drejtuar sot qytetarëve:

- reklamë -
Ad imageAd image

“Në një akt të papërgjegjshëm dhe me rrezik për jetën e njerëzve, – shkruan Berisha, – Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar përdorimin e vaksinave anti-Covid të skaduara, duke rrezikuar kështu jo vetëm mbrojtjen e të vaksinuarve nga virusi, por duke sjellë edhe pasoja të tjera të rrezikshme nga substancat e skaduara. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të papërgjegjshëm të qeverisë dhe i bëj thirrje qytetarëve të mos pranojnë të vaksinohen me vaksina të skaduara. Lexoni më poshtë denoncimin e mjekut dixhital,” nënvizon Berisha.

“Përshëndetje doktor. Po ju informoj se jemi urdhëruar të vazhdojmë vaksinimin me lotin e vaksinës Pfizer, që ka skaduar në korrik dhe sipas urdhrit, duhet që këtë lot ta përdorim gjer në tetor.”

Ndani këtë artikull