Ad imageAd image

Deputeti i PD: Sot është dita e përballjes

1 min lexim

Deputeti i PD, Bardh Spahia tha për Ora News se sot është dita e përballjes. Ai u shpreh se policia ka ndaluar autobusët dhe furgonët e qytetarëve pa asnjë arsye, por për ti bërë presion.

Bardh Spahia: Ka pasur një mëngjes një fluks të jashtëzakonshëm të qytetarëve drejt Tiranës. 

Me mijëra qytetarë shkodranë janë nisur drejt Tiranës në mënyrë të organizuar, por edhe me mjete private. Ne i kemi shoqëruar. Ka pasur disa postblloqe policie, të cilët i kanë ndaluar mjetet pa arsye konkrete, për të bërë presion. Kjo ishte për të bërë presion ndaj qytetarëve. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Ishte një tentative e dështuar e organeve të rendit për të frenuar këtë fluks të qytetarëve. Asgjë nuk e ndalon dot lumin e qytetarëve që po vijnë të përballen me një bandë. 

Sot do të përballen njerëz të inkriminuar, njerëz të korruptuar me të vërtetën, me zërin e qytetarit shqiptar. Sot është dita e përballjes. 

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull