Për deputetët e Partisë Socialiste nuk ka ligj.
Kështu shprehet ish kryeministri Sali Berisha teksa publikon denoncimin e rradhës në Facebook.
Berisha i referohet mesazhit të një qytetari, sipas të cilit deputeti i PS, Robert Bitri vijon ndërtimin e një kati, shtesë pa leje, në zemër të Tiranës.
“Për narkodeputetët e Edvin Mafisë ligji është zero! Lexoni se çfarë shkruan qytetari dixhital për R. Bitrin”, shkruan ish kryeministri në postimin e tij.
Mesazhi i qytetarit:

Për rastin në fjalë, Partia Demokratike ka reaguar disa herë, por siç duket deputeti i Rilindjes vijon i pashqetësuar punimet…


