Te nderuar antare te Komisionit te Jashtem te Kuvendit te Shqiperise.
Zj. Kodheli, Kryetare e Komisionit.
Kerkese per mbledhje urgjente te Komisionit e Kuvendit.
Mbreme Presidenti i Ukraines Z. Zelensky konfirmoi se jemi vetem disa ore larg agresionit ushtarak te Rusise ndaj atij vendi te lire e sovran.
Nje ngjarje tragjike kjo, qe e kthen Europen e me tej mundet dhe Boten, ne periudhen pushtimeve naziste te viteve 1938-39, pikerisht si prelud atehere i Luftes se dyte.
Ata qe duhej te reagonin ne ate kohe per te parandaluar me te keqen heshten dhe u kenaqen me ndonje cope leter garancie te firmosur nga Hitleri.
Ngjarjet rrezikojne te perseriten.
Ne keto kushte egzistojne te gjitha premisat qe nje agresion i tille te zgjerohet apo se paku te rrezikoje e trazoje edhe Rajonin tone, qe akoma vuan plaget e periudhes millosheviciane, rajon ku armet ruse po armatosin rende ata, qe nuk po pranojne akoma pergjegjesite e tyre te djeshme.
Pa dyshim ne keto kushte politika jone, perfaqesuesit e zgjedhur te popullit nuk mund te vazhdojne te qendrojne pasive, pavaresisht dimensioneve tona, por duhet :
1—Te shprehin qarte solidaritetin e plote me popullin e Ukraines.
2–Te denojne rende ata qe po pregatisin agresionin.
3–T’i kerkojne Qeverise sone te plotesoje cdo detyrim si antare te NATO.
4—Te analizojme gjendjen politike ne Rajon, maredheniet rajonale nen kete optike prag lufte tashme, duke bere rekomandimet e duhura.
5—Te analizoje nivelin e bashkepunimit me Kosoven, kordinimin e hapave te tjera te perbashketa nen kete situate te re te krijuar, duke synuar jo vetem tejkalimin e ngerceve te viteve te fundit, por dhe njesimin e veprimeve tona.
6—Te perqendrohet edhe tek maredheniet nder shqiptare ne Rajon dhe forcimin e metejshem te tyre.
7—Te analizoje maredheniet nder shteterore ne Rajon, nen domosdoshmerine e forcimit te tyre si faktor paqe e stabiliteti, duke konsoliduar rolin tone thellesisht europeist e perendimor per kete, pikerisht ne keto momente te veshtira.
8–Te analizoje influencat ruse ne Rajon, rolin tone ndaj tyre, duke konfirmuar partneritetet tona strategjike vetem me partneret perendimore e vullnetin per maredhenie normale me te tjetet.
Per keto elemente, apo dhe te tjera per tu finalizuar ne nje Rezolute te Kuvendit, une ju kerkoj:
a—Te organizohet nje mbledhje urgjente e ketij Komisioni brenda dites se sotme.
b— Kjo mbledhje duhet te pasohet me mbajtjen e nje seance po urgjente te Kuvendit brenda 24 oresh mbi keto elemete dhe votimin ne ate te Rezolutes se paraqitur nga Komisioni i Jashtem.
P.S. Per aresye kohe te kufizuar kete kerkesen time po jua a parashtroj ne menyre elektronike e mediatike.
Duke qene i bindur ne mirekuptimin tuaj,
Tirane me 15 Shkurt 2022
Me respekt
Deputeti
Tritan Shehu


