Ad imageAd image

‘Detyrim kushtetues’/ Meta: PL do angazhohet të garantojë me ligj indeksimin e pagave

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thënë se në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave.

‘Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave’, shkruan Meta në Facebook.

- reklamë -
Ad imageAd image

Meta ka bërë një rezyme të gjendjes tejet të rëndë ku ndodhen shqiptarët, ku mbi 67% e poullsisë jeton në kufirin e varfërisë pra me 5.5 dollarë në ditë.

Kryetari i PL thekson se nga viti 2017 qeveria e Edi Ramës nuk ka bërë indeksimin e pagave gjë e cila është detyrim ligjor dhe kushtetues.

Ndani këtë artikull