Ad imageAd image

Dhuna dhe arrestimet e gazetarëve, Basha informon PPE-në dhe reporterët e Shqipërisë

1 min lexim

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi ne takim virtual me reporteret Joseph O’Reilly nga Irlanda njekohesisht dhe reporter i EPP/CD dhe Petter Eide nga Norvegjia.

Burime nga selia blu bejne te ditur se ne bashkebisedimin me reporteret, Basha u ndal dhe tek situata e diteve te fundit dhe vrasja e 25 vjecarit Klodian Rasha nga nje efektiv i policisw së shtetit si dhe përpjekjet kriminale për të manipuluar vrasjen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mesohet se gjate bashkebisedimit zoti Basha, informoi reporterer edhe me pengimin e se drejtes se informimi dhe me shoqerimin dhe dhunumin e disa gazetareve, duke sjelle nje shkelje flagrante te lirise se medias ne vend

Ai i solli në vemendje reportereve shkeljen e te drejtave te njeriut nga dhuna e policise.

Mesohet se takimi i planifikuar me reporteret ka patur si teme diskutimi dhe zhvillimet e fundit te situates se pandemise, ekonomise dhe politikes.

 

Ndani këtë artikull