Ad imageAd image

Digjet gjatë natës makina e shefit të krimeve në policinë e Tepelenës

1 min lexim

Digjet gjatë natës makina e shefit të seksionit të krimeve në policinë e Tepelenës. Automjeti ishte i parkuar pranë banesës së Gentjan Shehut në lagjen “15 shtatori”, në momentin që u përfshi nga zjarri.

Si pasojë e flakëve mjeti pësoi dëmtime të shumta në pjesën e përparme, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike, ndërkohë që po punohet edhe në pistën e zjarrvënies së qëllimshme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull