Ad imageAd image

Dita Botërore e Zhdukjes së Skllavërisë, Meta: T’i japim fund plagës së skllavërisë moderne!

1 min lexim

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një thirrje në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë.

Në një shenim në faqen e tij në facebook, kreu i shtetit shkruan se “apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte”.

Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte.

- reklamë -
Ad imageAd image

Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit.

auto_meta_fcb1543737261.png

Ndani këtë artikull