Ad imageAd image

Dita e Verës/ Lulzim Basha pritet me lule dhe ballokume në Elbasan, ovacione nga qytetarët

1 min lexim

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot Elbasanin me rastin e Ditës së Verës, një nga festat traditë të këtij qyteti.

Kryedemokrati është pritur në sheshin kryesor nga qindra qytetarë, ku nuk kanë munguar ovacionet.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mirëseardhjen ia ka uruar një vajzë, e cila i ka vendosur veroren simbol në dorë. Mandej dy vajza të veshura me veshje tradicionale e kanë gostitur Bashën me ballokume dhe i kanë dhuruar lule.

Kryedemokrati Basha ka ndaluar makinën për të përshëndetur dhe takuar me grusht qytetarët që kishin dalë për ta pritur, duke iu uruar festën. Ndërkaq, nuk munguan as thirrjet kundër qeverisë, ku një grup mbështetësish të PD-së me flamurin e selisë blu thirrën në kor: “Rama ik!”.

Në këtë vizitë në Elbasan, Lulzim Basha shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, si dhe ish-deputeti Endri Hasa, dhe të tjerë përfaqësues demokratë

Ndani këtë artikull