Ad imageAd image

Dizinfomimi qytetar për pesticidet dhe hormonet në bujqësi

2 min lexim

Nga Genc Juka

Ish-Drejtor i AKU-së

Lajmet sensacionale në opinionin publik kanë afektuar edhe sektorin e sigurisë ushqimore. Kur lajmet nuk bazohen në fakte edhe argumente teknike bëhen më të dëmshme se vetë mbetjet toksike apo hormonet në prodhimet me origjinë bimore dhe shtazore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Informacione të tilla të pa argumentuara nuk përbëjnë asnjë efekt pozitiv dhe krijojnë konfuzion tek konsumatori vendas dhe i huaj. Sikur lajmet të jenë të ndërtuara me argumente profesionale dhe shkelësit e rregullave të përdorimit të gabuar të inputeve bujqësore të dënohen, atëherë lajmi do të jetë i shëndetshëm për konsumatorin.

Teknologjitë bashkëkohore në kultivimin e bimëve bujqësore kanë në bazën e tyre përdorimin e plehrave kimike, pesticideve, hormoneve, etj. Në bujqësinë e integruar përdorimi i këtyre inputeve në llojet, mënyrën, kohën, dhe dozat e caktuara janë çelësi i përftimit të një produkti kompetitiv dhe të pastër.

Kemi konstatuar veprime amatore në media duke treguar njollat e bardha apo damarët jeshilë në domate, ngarkesa të larta bakteriale, apo përqindje të lartë të aflatoksinës në qumësht. Do të ishte më e dobishme nëse për këto probleme do të bazoheshim tek opinionet shkencore të ekspertëve të perimeve, kimistëve dhe biokimistëve, të tregtarëve të inputeve,dhe të dietologëve.  Është e vërtet që hormonet janë substanca jo të mira për shëndetin, por duhen njohur llojet që nuk lejohen, koha, produktet dhe doza e përdorimit, etj.

Natyrisht konsolidimi i sistemit të gjurmushmërisë do të kërkojë rritjen e shkallës së përgjegjësisë për prodhuesit. Të identifikosh një produkt bujqësor, nëse ai është prodhuar me një sjellje jo profesionale dhe të ndërgjegjshme të fermerit, është ndërmarrje e vështirë për konsumatorin.

Sistemi do të bëhet efecient kur operatorët e biznesit bujqësor do të kenë kodet e identifikimit dhe kur institucionet ligjzbatuese do të identifikojnë lehtësisht  produktet e tyre, dhe kur shkelësit e rregullave të mbajnë përgjegjësi penale.

Ndani këtë artikull