Ad imageAd image

“Djegia” e 10 milionë eurove- Lleshaj është kryebanditi i vjedhjes

1 min lexim

Gjatë gjithë intervistë së dhënë mbrëmë, në çdo deklaratë të tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, vërtetoi se është një njeri totalisht i paaftë, shërbëtor i Ramës në bashkëpunimin me krimin.

Në një pjesë të intervistës teksa duhet të kishte dhënë llogari për atë ngjarje të paprecedentë që ndodhi në Rinas, ku i gjithë shteti u përdhos  dhe u cenua rëndë siguria kombëtarë, Lleshaj këputi një tjetër broçkull të denjë për nivelin e tij.

Ministri na tha se po bëhen përpjekje për gjetjen e parave por nuk e përjashtonte mundësinë se ato mund të jenë djegur.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo është një deklaratë skandaloze e cila vërteton edhe një herë, një dëshmi e qartë e akuzave se vjedhja në Rinas u bë në bashkëpunimin me strukturat shtetërore.

Shteti këtu është palë në vjedhje. Pse u dashkan të digjen miliona euro?! Si ka mundësi që grabitësit sipas Lleshaj rrezikuan jetën për të djegur gjithë ato para?!

Duket qartë se qëllimi i Lleshajt nuk është gjetja e parave. Cili mund të jetë interesi i tij vallë që gjithë këto para të mbeten në duart e kriminelëve?!

Ndani këtë artikull