Ad imageAd image

Do ketë kampe refugjatësh në Shqipëri?! Flet ministri gjerman

1 min lexim

Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth ka dhënë këtë të dielë qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të ngritjes së kampeve të qëndrimit për emigrantët në territorin shqiptar.

Shpesh herë kjo çështje është lidhur me integrimin e vendit, por sipas Roth të dyja nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

Ministri gjerman u shpreh se Shqipërisë nuk i është vënë asnjë lloj kushti i kësaj natyre. Nga ana tjetër Roth theksoi se çështja e azilkërkuesve dhe emigrantëve është një histori e cila kërkon zgjidhje të përbashkët.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Nuk ka asnjë kusht në raportin tonë për hapjen e negociatave për mbylljen e kufijve për emigrantët, por nuk ka asnjë kërkesë për hapje kampesh për emigrantë. Ne jemi në kërkim të një zgjidhje për të bërë më të mirën e mundur. Por Shqipëria është e lutur që të jap ndihmën për këtë gjë”-tha Roth.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull