Ad imageAd image

Dosja ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’, Berisha: Basha do shkojë në SHBA si Saimir Tahiri

1 min lexim

 

Sali Berisha komentoi nga Librazhdi deklaratën e Lulzim Bashës se do të shkojë së shpejti në SHBA.

Berisha tha se Basha do të shkojë atje me dy dosje të nxehta, atë Muzin dhe Toyota Yaris.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ndaj, tha Berisha, Basha nuk shkoi në SHBA tre vite më parë se mund të arrestohej për skandalin e lobimit me Muzin.

“Sot tha se do të shkojë në SHBA. Ti shkon aty jo me 1, por me 2 dosje po kaq të rënda, me dosjen ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën, ua them unë. Tre vite më parë do nisej në SHBA, por nuk shkoi, do arrestohej thanë. Dosja ‘Muzin’ është e nxehtë për peng Bashën. Edhe Tahiri shkoi me dosjen Habilaj por ja tek është nga gjykata në gjykatë”, deklaroi ish-kryeministri

Ndani këtë artikull