Ad imageAd image

Drejtësia e re nuk heton ‘Rilindasit’/ Pushohet çështja ndaj Maznikut dhe Fushës

1 min lexim

 

Edhe njëherë drejtësia e re e Edi Ramës tregoi nuk heton asnjë rilindas, por veç popullin e thjeshtë.

Gjykata e Tiranës sot ka pushuar çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe biznesmenit Shkëlqim Fusha, të akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Gjyqtari Sokol Tona vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elementë të veprës penale.

Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.

 

Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e Aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK.

Në shtator 2019, disa media publikuan një formular të firmosur nga Shkëlqim Fusha, i cili autorizonte Arbjan Maznikun të përdorë kartën e kreditit të Shkëlqim Fushës për të paguar shpenzimet e tij në Hotelin ‘Alma’ në Barcelonë, më datë 21 qershor.

Me këtë dokument, Shkëlqim Fusha, pronari i kompanisë Fusha shpk, pagoi 1816 euro për qëndrimin e Maznikut, për dy net në hotelin në Barcelonë

Ndani këtë artikull