Ad imageAd image

Drejtorët e bashkisë Kurbin maskohen si emigrantë në Athinë për t’i mbushur sallën, Ramës!

1 min lexim
Të ndjekësh liderin e partisë në fushatë e në mitingje është detyrë e anëtarit, por ta ndjekësh kryeministrin tënd që të mban në punë në administratë si drejtor dhe të jep rrogë e tendera në fund të muajit, është detyrim. Sidomos në ditë të diel kur ta ka futur emrin në listë për një udhëtim në Greqi…

 

Megjithatë, drejtorët e bashkisë së Kurbinit që shihni në foto ia kanë dalë ta gërshetojnë detyrimin me argëtimin, përkushtimin me militantizmin dhe ta dëshmojnë me foto me praninë e tyre në Athinë sot se si po stërvitet administrata shtetërore një vit para zgjedhjeve për të ndjekur në fushatë edhe jashtë kufijve, Kryeministrin dhe Kryetarin e PS. 

 

Që mbrëmjen e së së shtunës janë hedhur në Instagram këto fotografi interesante  nga Greqia, ku shihen:  Armando Prenga me drejtorët e bashkisë së Kurbinit një natë para mitingut, Benard Palaj, Drejtori i Urbanistikës; Eri Markaj, Drejtori i OSHEE; Ildi Buçpapaj, Drejtori i Taksave dhe Tatimeve; Santor Lleshi, Përgjegjesi i Zyrës së Gjendjes Civile. 

ImageImage

Ndani këtë artikull