Ad imageAd image

‘Duhet të bëni shtet funksional’/ Kreu i parlamentit Austriak flet për Shqipërinë

1 min lexim

“Fillimi i negociatave të pranimit dhe çdo hap i procesit duhet të miratohet në mënyrë unanime nga 28 shtete anëtare të BE”.

Kryetari i parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka tha se pret më shumë përpjekje nga Shqipëria për nisjen e negociatave të pranimit.

“Mbi të gjitha, kjo kërkon struktura të mira shtetërore funksionale,” tha ai.

- reklamë -
Ad imageAd image

Komentet e funksionarit të lartë austriak u bënë publike nga agjencia austriake e lajmeve APA.

“Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, është bërë pionere pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë, sepse dëshmoi se mund të zgjidhte një konflikt”, theksoi Kryetari i parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.

Ndani këtë artikull