Ad imageAd image

E presin me protesta, Rama shtyn takimin elektoral në Vlorë (VIDEO)

1 min lexim

Kryeministri pritet të mbajë mbrëmjen e sotme në Vlorë takimin e radhës për përmbylljen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Burime bëjnë me dije se qindra militant të Partisë Demokratike kanë nisur grumbullimin, në pritje të kryeministrit Rama në qytetin bregdetar, ndërkohë po ashtu mësohet se kryeministri e ka shtyrë takimin përmbyllës deri në orën 20:00.

Sipas raportimeve, militantët e PD-së pritet të marshojnë mbrëmjen e sotme, ndërsa ende nuk dihet nëse do të kemi një situatë të përshkallëzuar ashtu sikurse në qytetet e tjera të vizituara nga Rama, pasi që edhe mbrëmjen e sotme dhjetra forca policie në pritje të kryeministrit kanë bllokuar rrugicat që të çojnë në Lungomare.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndani këtë artikull