Ad imageAd image

Edi Rama dhe Erion Veliaj shembin brutalisht Teatrin Kombëtar

1 min lexim

Edi Rama ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, që e ruan në sirtar, që prej vitit 1998. Nëpërmjet shërbëtorit të tij në Bashki, ai ka shembur në orët e para të mëngjesit, godinën e Teatrit Kombëtar.

Forca të shumta policie kanë blinduar zonën dhe kanë arrestuar aktorë dhe aktivistë. Është shoqëruar në polici edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

 
 

Neutralizimi dhe arrestimi i aktivistëve, i ka hapur rrugë shembjes së godinës në mënyrën më brutale të mundshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit.

- reklamë -
Ad imageAd image
 
 
 

Përfaqësues të opozitës janë dhunuar nga policia. Teatri Kombëtar, konsiderohej si “kalaja e fundit” të cilën regjimi i Edi Ramës, ende nuk kishte arritur ta rrëzonte.

Ndani këtë artikull