Ad imageAd image

Edi Rama ‘shkarkon’ Yuri Kim, zyrtari i DASH anashkalon Shqipërinë

1 min lexim

Qeveria shqiptare lajmëroi në mënyrë të pazakontë dhe të paprecedent, se ka nisur procedurat për largimin e Yuri Kim nga Shqipëria.

 

Mendohet se kjo situatë lidhet me përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të marrë në dorë edhe drejtuesin e SPAK, ndërkohë që e gjithë arkitektura e drejtësisë së re kontrollohet plotësisht prej tij.Ambasada amerikane nuk ka reaguar për këtë çështje, ndërkohë që një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka vendosur të vizitojë rajonin këto ditë.

Megjithatë, ai ka shmangur Shqipërinë nga turi i tij. Nuk dihen shkaqet e këtij vendimi.

Në njoftimin e DASH bëhet me dije se Derek Chollet do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë me një delegacion ndërinstitucional.

Turi i tij ballkanik do të zhvillohet nga data 11-17 dhjetor. Sipas DASH, kjo vizitë nënvizon përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit

Ndani këtë artikull