Ad imageAd image

Edi Rama taksë të re nafte për shqiptarët/ Ja sa do jetë

2 min lexim

Listës së gjatë të taksave që qytetarët paguajnë mbi naftën shumë shpejt mund t’i shtohet edhe një tjetër. Pasi e pezulloi për disa muaj, qeveria ka riaktivizuar sërish një projektligj, i cili vendos tarifë shtesë mbi karburantet për të financuar rezervën e detyrueshme të sigurisë.

Aktualisht rezerva e sigurisë së karburanteve mbahet nga vetë kompanitë private. Sipas ligjit, çdo kompani që tregton karburant është e detyruar të mbajë rezervë sa 3 muaj shitje, që për vitin e kaluar ishte 218 mijë tonë. Por drafti i ri i qeverisë e ndryshon tërësisht skemën duke ja kaluar krijimin dhe mbajtjen e rezervës së karburanteve shtetit.

Agjencia shtetërorë e rezervës do të blejë me tender mbi 200 mijë tonë karburant, i cili do të ruhet si rezervë fizike në depozita, që mund të ndërtohen nga shteti ose të merren me qira.

- reklamë -
Ad imageAd image

Paratë për karburantit, depozitat, por edhe shpenzimet administrative të agjencisë do të sigurohen nga një tarifë e re mbi naftën dhe benzinën, e cila pritet të jetë 2 lekë për çdo litër ose rreth 20 euro për tonë.

Vetë qeveria pretendon se ky ndryshim nuk krijon kosto të re për qytetarët, pasi zhvendosja e rezervës në shtet do të lehtësojë kompanitë nga kostot, që ato kanë sot nga mbajtja e rezervës vetë. Por tregtarët e karburanteve pretendojnë të kundërtën. Sipas tyre, aktualisht mbajtja e rezervës nuk krijon asnjë kosto, pasi garantohet nga furnitorët e tyre të importit.

Përtej këtij debati, zhvendosja e rezervës në shtet ka dhe disa risqe të tjera, që lidhen me çmimin që pritet të rritet.

Ndani këtë artikull