Ad imageAd image

Eksperti i inteligjencës, Schindler: Kongresi të hetojë aferën Rama-McGonigal

1 min lexim
Pas publikimit të artikullit nga ‘Washington Examiner’ për aferën e kryeministrit shqiptar dhe ish-shefit të FBI-së, gazetari i mirënjohur amerikan dhe eksperti i inteligjencës Xhon Shindler, i ka bërë thirrje Kongresit që të hetojë aferën korruptive Rama-Mekgonigal.

 

Njëkohësisht autori i artikullit të Uashington Ekzaminer,  Shindler rithekson thirrjen e tij ndaj drejtësisë amerikane, duke vënë në dukje tendencën e Administratës Bajden për të varrosur marrëveshjet e pista të McGonigal në Ballkan.

‘Shpresa e vetme që e vërteta të dalë në shesh është që Kongresi të interesohet për marrëveshjet e ndyra ballkanike të McGonigal.
 
 
 
Rrëfimi i plotë i veprimeve të dyshimta shqiptare të McGonigal është një histori shokuese që do të trondisë Uashingtonin përtej FBI-së.’
 
 

Ky ishte postimi në Twiter i gazetarit dhe ekspertit të mirënjohur Xhon Shindler.

Ndani këtë artikull