Ad imageAd image

Emërimi i anëtarëve të Kushtetueses, gati drafti i “Venecias”

1 min lexim

Komisioni i Venecias iu ka vendosur palëve disa afate para publikimit te opinionit. Data 6 mars është afati për qarkullimin e draft opinionit.

Data 13 mars është afati për autoritetet që të dorëzojnë komentet. Para 19 marsit duhet bërë përgatitja nga raportuesit për një version të rishikuar. Versioni i rishikuar është bërë mbi bazën e komenteve të marra.

 

Data 20 mars ora 12:00 është afati për komente finale (anëtarë zëvendësues mund të komentojnë në vend të anëtarëve). Nëse nuk ka asnjë koment deri më datë 20 mars, opinioni është miratuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nëse deri më 20 mars ora 17:00 komentet janë marrë dhe bëhet qarkullimi nga presidenti në emër të raportuesve mbi propozimet finale për amendamente dhe kërkesa nga presidenti për një marrëveshje finale nga anëtarët.

Ndani këtë artikull