Ad imageAd image

Fakte tronditëse nga BE:Narko-mafia punon kundër opozitës

2 min lexim

 

Një detaj tronditës ka dalë nga raporti i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA), e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare.

Raporti, i cili përmbledh të dhënat e gjithë shërbimeve inteligjente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vitin 2019, ka arritur në përfundim se organizatat kriminale në vendin tonë, punojnë kundër opozitës.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Organizatat kriminale kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar agjencitë e zbatimit të ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Shpërndarja e të ardhurave nga bizneset përmes gjobave ose ‘mbrojtja’ nga bandat e tjera, mbështetja për kandidatët politikë ose frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje, prishja e mitingjeve të partive opozitare, manipulimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera, mbizotëruan,” thuhet në raport.

Faktikisht ky konkluzion tronditës i cili bazohet në dokumente të shërbimeve policore dhe inteligjente të vendeve në BE, vulos strategjinë e narko-shtetit të ‘Rilindjes’ dhe të kryeministrit Edi Rama gjatë viteve 2015-2016, e cila i parapriu zgjedhjeve elektorale të vitit 2017 kur PS fitoi e vetme pushtetin.

 

Ndërhyrja e madhe e krimit të organizuar dhe posaçërisht e organizatave të drogës u vërtetua jo vetëm nga përgjimet e vëllezërve Habilaj, të cilët flisnin për dhjetëra milionë euro që duheshin për Saimir Tahirin dhe fushatën e PS vetëm në Tiranë.

Gjithashtu nga përgjimet e publikuara prej “Bild”, u vërtetua se si narko-trafiku bashkëpunon ngushtë me politikën dhe nivelet më të larta të qeverisë Rama, në periudhën e fushatave elektorale.

Ndani këtë artikull