Ad imageAd image

Fermerët e Devollit në protestë për çmimet: Do i lëmë tokat djerrë, përshkallëzojmë qëndrimin tonë

1 min lexim

 

Fermerët e Devollit kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Protesta po zhvillohet përballë drejtorisë së bujqësisë në hyrje të qytetit.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, uljen e çmimit të plehrave kimike etj.

 

Vështirësi sipas fermerëve hasin edhe për shkak të mos shitjes së prodhimeve bujqësore. Ata paralajmërojnë se do të lenë tokat e tyre djerrë.

Protesta sipas fermerëve do të vazhdojë nëse nuk merren masa nga qeveria. Në terren ndodhen edhe efektivë të policisë

Ndani këtë artikull