Ad imageAd image

Fier, “Edukim me Trekëndësh” i Linditës”, ‘Mësim-Punë-Kalitje’ i nxënësve si në Korenë e Veriut

1 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar dje duke denoncuar në rast në një nga shkollat 9-vjeçare ku sipas tij po ndodh Edukim me Trekëndësh si në komunizëm.

Ja Denoncimi i Luçiano Boçit në FB

“EDUKIM ME TREKËNDËSH

- reklamë -
Ad imageAd image

Mos u habisni!

Nuk jemi në Korenë e Veriut!

Fotot janë marrë në shkollën 9-vjeçare Mark Dashi Fier, përgjatë një aktiviteti ku nuk ka munguar dhe drejtori i DAR Fier.

Propaganda dhe riindoktrinimi nuk është rastësi.

Madje nuk po kursen as fëmijët.

Trekëndëshi i dikurshëm revolucionar “Mësim-Punë-Kalitje Ushtarake Revolucionare”, që nisi minimin e arsimit të atëhershëm, duket se po shfaq fantazmën e tij.

Tani mund të quhet “Trekëndëshi i Linditës”.

Kjo është më shumë se turp!

Në mungesë të çdo vizioni për edukimin me vlerat qytetare e europiane në shkollat tona, shabllonizmi nostalgjik është kthyer në qëllim. p.s

Me e pa “Lideri Suprem” këtë lloj propagande, e anullon përfundimisht takimin me Trump dhe i lutet për takim këtij “Liderit Global” tonit”.

 

LUCIANO.png

 

Ndani këtë artikull