Ad imageAd image

Flamur Noka: Bëni durim, PD-ja po fiton thellë në Kamëz

1 min lexim

 

Kandidati për deputet i PD-së, Flamur Noka foli nga Kamza ku u shpreh optimist se PD-ja dhe Aleanca për Ndryshim, do të fitojnë pasi sipas tij tani do të numërohen 5 qendra që janë bastione blu ndaj dhe sipas tij rezultati do të jetë një fitore e thellë.

”Janë numëruar 28 qendra dhe shumica e tyre kane qenë bastione, PD dhe Aleanca për Ndryshim janë në avantazh të konsiderueshëm. Tashmë deri në në fund të proçesit do të ketë thellim të avatazhit, çdo qendër është bastion i PD.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Gjithashtu në Paskuqan janë edhe 5 qendra pa numëruar. PD po korr një fitore të thellë dhe historike. Jemi në shifrat që nuk janë rregjistruar ndonjëherë në këto vite.

Shqiptarët kanë bërë zgedhjen e duhur, çdo votë do të numërohet. Zëri i qytetarit do të dëgjohet, vetëm duhet durim”, përfundoi Noka

Ndani këtë artikull