Ad imageAd image

“Folëm për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese”, zbardhet takimi mes ambasadorit Soreca dhe kreut të SPAK

1 min lexim

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja. Soreca ka treguar detaje nga takimi mes tij dhe Krajës, ndërsa thekson se ai ishte shumë produktiv, ku u folën për sfidat e SPAK si institucion i ri.

Po ashtu ambasadori thekson se dy zyrtarët kanë folur dhe për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese.

“Takim shumë produktiv sot me kreun e SPAK, Kraja. Diskutuam për sfidat e SPAK si institucion i ri. Folëm për zbatimin e ligjit të ri dhe për masat parandaluese”, -tha Soreca.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull