Ad imageAd image

Foto/ ‘Hani, pini dhe rrëmbeni…’/ Berisha sulmon ‘Ansamblin Avdyli-Lala’ me vargjet e Ali Asllanit

1 min lexim

Në një postim të tijin në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur vargjet e famshme të Ali Asllanit për të goditur kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën e tij.

Teksa publikon një fotomontazh ku shfaqen eksponentë të Rilindjes, që Berisha e pagëzon me emrin “Asambli Avdyli-Lala”, ish kryeministri merr edhe vargjet e njohura tashmë të poezisë “Hakërrimi”:

“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!”…

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull