Ad imageAd image

Fotot/ Pusetat, arnimet e trotuaret rrëzojnë propagandën e Veliajt, ja Tirana e vërtetë

1 min lexim

Propaganda e Erion Veliajt për Tiranën e bukur, të pastër, të rregulluar shkatërrohet çdo ditë sapo del në rrugë.

Tirana është qyteti i rrugëve të shkatërruara e plot arnime ndryshe nga çfarë shfaqet në reklamat e Lali Erit. Këto rrugë dëmtojnë makinat nxisin aksidente si dhe vështirësojnë kalimin e banorëve kryesisht natën ku në shumë lagje mungon edhe ndriçimi.

3

- reklamë -
Ad imageAd image

Pusetat janë një tjetër problem të cilin qytetarët e hasin gjithmonë, duke u munduar të tregohen të vëmendshëm për të mos përfunduar me ndonjë frakturë apo edhe më keq.

1

Infrastruktura e Tiranës është në gjendje aq skandaloze sa edhe trotuaret në pjesën më të madhe të rrugëve mungojnë, duke i detyruar kalimtarët të kalojnë në korsin e makinave, veprim ky i cili shton rrezikun e një aksidenti të mundshëm.

2

Pavarësisht këtyre Lali Eri vazhdon propagandën e tij për Tiranën e mrekullueshme, por ku e sheh këtë mrekulli vallë? Ndoshta nga dritarja e makinës luksoze që e merr te dera e shtëpisë e çon te ajo e Bashkisë, e cila nuk e lejon pluhurin t’i prekë këpucët e shtrenjta.

rrrrrrr

Ndani këtë artikull